21:31 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2023 / MSH

Ofshama e Zuvdiut: Zemra ime flet në gjuhën tjetër!

Nga Agim Muhaxheri

Autori i 6 librave, publicisti i njohur Bajram Kabashi, i cili rron në Osllo të Norvegjisë, sot në orët e mëgjesit i dha një intervistë ekskluzive kanalit televiziv – RTK-së për librin e tij të ri, të promovuar një ditë mëheret – “Intervistë e papërfunduar me Hasan Mekulin dhe intervista të tjera nga Sanxhaku, Plava e Gucia”.

Foli edhe për dy librat e tij “Rilindja, përkushtim e trishtim (1982 – 1999”, i ribotuar në Prishtinë, më 2020 dhe “Riislamizimi rreziku i radhës…” (2023).

No description available.

Për librin e parë që ka në ballinë luftëtarët me plisa të bardhë të Shaban Palluzhës, i promovuar në katin e dytë të Institutit Albanologjik, pati interesim të madh, kryesisht nga elita e krijuesve letrarë dhe politologë… Opinionet e tyre për librin i dhanë shkrimtari Nazmi Rrahmani, studiuesi i letërsisë dr. Isak Shema, politilogu dr. Nexhmedin Spahiu, Demë Fetaj, Zeqir Beholli, kryetari i Shoqatës Kosova për Sanxhakun, Ismet Azizi, bija e Hasan Mekulit, Lendita Mekuli (e shoqëruar me vëllain e saj Astritin), Binak Ulaj… Seancën e promovimit e drejtoi kolegu ynë nga ish- gazeta “Rilindja”, Zeqir Bekolli. Aty ishin të pranishëm ish- gazetarët e “Rilindjes”, Igballe Rexha, Fadil Gashi (sot redaktor i Radio Kosovës), miqtë e mi, aktori e regjisori Ilir Kabashi, psikologu Ruzhdi Gashi…

No description available.
No description available.

Nazmi Rrahmani e vlerësoi lartë figurën e profesorit të letërsisë botërore e asaj jugosllave, Hasan Mekulin, i cili, për çështje kombëtare, nuk ka lëshue pe.

– Sanxhaku e Kosova janë një trup që kanë një shpirt. Plava e Gucia janë personifikim i Hasan Mekulit, tha Isak Shema.

No description available.
No description available.

Nexhmedin Spahiu tha për Bajram Kabashin, se ky gazetar e futi ‘thellë pllugun’ për çështjen kombëtare jo vetëm në Kosovë, por edhe përtej gardhit, në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni…

Spahiu propozoi që t’u ngriten shtatoret Esad e Hasan Mekulit – në hapsirat e Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës.

– Kam kujtime të këndshme me profesorin tim Hasan Mekulin, shprehet Kabashi.

– Mekuli ka qenë një armik i përbetuar i primitivizmit, i patriotizmit naiv dhe i vetëkënaqësisë, andaj pasi jepte shumë, edhe kërkonte shumë, tërhoqi vërejtjen autori.

Shumë fjalë edhe për Sanxhakun, Pazarin e Ri, shqiptarët e këtushëm, të Masbjeshkës – të asimiluar, të cilët sot flasin boshnjakisht.

No description available.
No description available.

Gjithashtu Kabashi flet për ofshamën e Zuvdi Hoxhiqit – Berishës:

Zemra ime flet në gjuhën tjetër.

Shkrimi i parë në librin e Kabashit nis me recenzentin Agim Morinën, mjeshtrin e gazetarisë që rron në Londër të Anglisë. Shkrimi i tij brilant titullohet “Libër dëshmish të dhembshme dhe krenare”. Morina i përmend emrat, personazhet me të cilët bëri intervista Kabashi:

Zuvdi Hoxhiqin, Sulejman Uglaninin, Shefket Hukliqin, Harun Haxhiqin, Shefket Kërciqin, Amira Nurajn, Sajma Hasanoviqin, Ali Dacin, Agim Berdynajn, Binak Ulajn, Rexhep Shkrelin, Ismet Azizin, Nexhmedin Spahiun, Tahir Zahitoviqin dhe të tjerë.

Pas promovimit, tek sa pinim kafe në “Aurora” përballë Radio Kosovës Bajrami shpreh zemërimin. Thotë:

Qysh breee askush nga gazetarët nuk erdhi ta ndjek promovimin!

– O Bajram djali, çka jam unë këtu. A s’po të mbushi sy si gazetar, a? Unë jam vetë i 20-ti gazetar! Le të vijnë një autobus me gazetarë, të gjithë i lë në gjumë, bëj shaka me mikun e kolegun tim Bajram Kabashin.

No description available.
No description available.