14:14 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Oj nan ça kom bo”: Momentet e arrestimit të gruas që vrau burrin në Milot [Video]

Janë publikuar momentet e para të arrestimit të Violeta Donajt, gruas që vrau bashkëshortin e saj në mes të tregut të Milotit.

Ajo shikohet teksa qa dhe shfaq pendesë, ndërsa prej krahu e mban një tjetër grua. Policët, të veshur civilë e fusin në një makinë, pa i vendosur prangat.

Gruaja vetëm qan dhe dëgjohet që mbyturazi thotë “Oj nan ça kom bo”.

Kujtojmë, se Violeta Donaj mëngjesin e sotëm qëlloi disa herë me pistoletë të shoqin, 42 vjeçar, Kujtim Donaj duke e lënë atë të vdekur, në ambientet e tregut ku punonin të dy bashkë.

Më poshtë shikoni videon: