12:49 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

OKB: 258 milionë migrantë janë zhvendosur në botë

Sipas vlerësimeve, 258 milionë njerëz që tani jetojnë në vende të tjera kanë lënë vendet e tyre të origjinës, një rritje prej 49 për qind që nga viti 2000, thuhet në raportin e fundit të Departamentit të Kombeve të Bashkuara për Çështje Ekonomike dhe Sociale.

“Të dhënat dhe dëshmitë e besueshme janë vendimtare për të luftuar paragjykimet e migracionit dhe informacionin mbi politikat e migracionit”, tha Lju Zenmin, nënsekretari i Departamentit për Çështje Ekonomike dhe Sociale.

Temat: