17:16 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

OKB: Finlanda vendi më i lumtur në botë

Finlanda, për të dytin vit radhazi, është vendi më i lumtur në botë, sipas një raporti të OKB-së të publikuar sot, ndërkohë që Sudani i Jugut, i përfshirë nga lufta, mban vendin e fundit.

Vendi me 190.000 liqene, i njohur për pyjet dhe saunat e tij, ka kaluar Danimarkën (e dyta), ndjekur nga Norvegjia, Islanda, Holanda, Zvicra, Suedia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Australia që mbyll 10 të parat, sipas klasifikimit për vitin 2019 nga “World Happiness Report”.

Ndërsa në 10 vendet më pak të lumtura në botë janë Haiti, Becuana, Siria, Malavi, Jemeni, Ruanda, Tanzania, Afganistani, Republika e Afrikës Qendrore dhe Sudani i Jugut.