“Oki” feston ditëlindjen, thotë se urimet i pret në xhirollogarinë bankare (Foto)
Aktori Fatmir Spahiu, njohur ndryshe si ‘Oki’ nga roli i tij në serialin komik ‘Kafeneja Jonë’, feston sot ditëlindjen.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë aktori përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai madje si me shaka ka ftuar të gjithë miqtë e tij që të këndojnë këngën e njohur si ‘kënga e ditëlindjes’, shkruan Indeksonline.
Madje ai ka vazhduar këtë shaka duke treguar se ka mbushur 36 vjeç dhe se urimet i pret në xhirollogarinë bankare./Indeksonline/