13:30 / E Martë, 04 Prill 2023 / AR

Olta tregon mbështetje për Dean

Olta Gixhari u largua në spektaklin e së shtunës nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Aktorja e njohur kohëve të fundit ishte në një gjendje më të rëndë emocionale dhe se kjo e bëri të tërhiqej edhe nga gara.

Ajo pas daljes dha një intervistë ekskluzive për ‘Fan Club’ me Megi Pojanin, ku theksoi se dëshiron që këtë format ta fitojë Deamisheli.

Image

Bukuroshja ka treguar edhe kësaj radhe përkrahjen për të duke publikuar një imazh së bashku.

“Vazhdo”, ka shkruar ajo.

Gixhari më së shumti u tërhoq nga loja për shkak të djalit të saj, Amarit, për të cilin tha se ndjen shumë mall.

Në BBVA ka qenë një rivale e madhe e Luizit, por u cilësua edhe një lojtare e fortë.