OnePlus 6T mund të prezantohet sot?
Kompania kineze e telefonave, OnePlus pritet që të lanson modelin 6T të mërkurën e ardhshme.
Një postim i bërë dje nga kompania gjatë ditës së djeshme, ka vënë në dyshim se lansimi i telefonit mund të bëhet sot, transmeton Indeksonline.
“Kontrolloni përsëri në 24 orët e ardhshme për një njoftim emocionues” kishte shkruar kompania në postimin e saj.
Check back in 24 hours for an exciting announcement. #OnePlus6T pic.twitter.com/mIeveZ0n6H
— OnePlus (@oneplus) October 7, 2018
Ende nuk është e sigurt se për çfarë njoftimi do të bëhet fjalë por përdoruesit e OnePlus po shpresojnë që të jetë lajmërimi se modeli 6T do të lansohet më herët.
Muajt e fundit kemi pasur lansimet të telefonave të shumtë, prandaj nuk do të ishte befasi që OnePlus me këtë njoftim kërkon pak më shumë vëmendje./Indeksonline/