07:46 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / indeksADMonline

OnePlus 8T shfaqet online, ofron mbështetje për 8K video?

Android 11 developer preview për OnePlus 8 shfaq serinë e re të telefonit të shumë-përfolur, OnePlus 8T. Renderi shfaq dizajnin e pjesës së përparme të telefonit të ri, i cili duket tejet i ngjashëm me versionin paraprak, OnePlus 8.

Në këtë variant të ri të freskuar të telefonit të famshëm të kompanisë kineze vërehet një ndryshim në anën e majtë dhe pjesën e sipërme të ekranit, ku shihet punch-hole.

Fotografitë në versionin e krijuar të softuerit shfaqin OnePlus_8T.webp pjesë e cila vjen nga përshkrimi About Phone.

Përveç renderit, është parë edhe menyja e Game Space në variantin e panoramës dhe portretit. Por vlen të theksohet se në këtë pajisje është parë edhe mbështetja për 8K video, risi që vjen me kamerën e OnePlus 8T.