14:35 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

OnePlus ka gati rivalin e Samsung Galaxy S10

Deri më tani gjatë këtij viti kemi parë Samsung Galaxyn S10 dhe Huawei P30 Pro, por tani koha është t’i kthejmë sytë nga OnePlus 7.

Kompania ka treguar vitin e kaluar se telefoni i ardhshëm do të jetë i pari që do ta ketë procesorin “Snapdragon 855”, transmeton Indeksonline.

Po ashtu OnePlus 7 do të jetë i pari tek kjo kompani që do ketë 5G.

Përveç kamerës së përparme, ai pritet të ketë edhe tre kamera prapa.

OnePlus me 14 maj do të lansoj tre telefona të ri: OnePlus 7, OnePlus 7 Pro dhe OnePlus 7 Pro 5G./Indeksonline/