75 Mall Live Search
15:16 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

OnePlus po hynë fuqishëm në tregun amerikan (Foto)

Kompania e telefonave, “OnePlus” po hynë fuqishëm në tregun amerikanë, pasi që ka bërë marrëveshje me operatorin telefonik “T-Mobile”, transmeton Indeksonline.

Telefoni i parë që do të lansohet pas kësaj marrëveshje do të jetë “OnePlus 6T”. Ky telefon do të lansohet në muajin tetor.

‘6T’ në Amerikë do të ju përshtat disa specifikave të rrjetit të  “T-Mobile”. Çmimi pritet të jetë 550 dollarë por ende nuk është finalizuar.

Telefonat “OnePlus” janë paraqitur si një alternativë shumë e mirë e telefonave të shtrenjtë si “Iphone” ose “Samsung”. Rritja e “OnePlus” ju ka shkaktuar rënie kompanive si “HTC” ose “LG”. /Indeksonline/