21:08 / E Martë, 24 Gusht 2021 / A. A

Onixi afron në skuadër një emër të njohur, ish-mbrojtësin “çelik” të Besës

Klubi Onix ka rekrutuar në radhët e veta një emër të njohur nga futbolli kosovar.

Bëhet fjalë për ish mbrojtësin e Besës, Driton Dreshaj.

Ky i fundit do të kryej detyrën e ndihmës trajnerit në ekipin e seniorëve dhe trajner i grupmoshave U-15.

“Driton Dreshaj është një emër i njohur në futbollin Kosovarë si kampion i 3-fishtë i Kosovës me Besën e Pejës, ne besojmë se me përvojën e tij do të japë kontribut të madh në klubin tonë” shkruhet në njoftimin e Onixit.

/Indeksonline/