13:33 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

ONT arrin përfundimin, kjo është e vërteta e mëlçisë së Abidalit

National Transplant Organization (ONT) ka arritur perëndimin se Eric Abidal e ka kryer operacionin e tij në bazë të ligjit.

Disa media spanjolle shkruajtën kinse Abidal gjatë vitit 2012 ka kryer operacionin e tij të mëlçisë në mënyrë të paligjshme, duke blerë me të holla mëlçinë nga një person, shkruan IndeksOnline.

Reagon Abidal, publikon foto që i demanton mediat në Spanjë për “blerjen e paligjshme të mëlçisë” (Foto)

Megjithatë ONT-ja, përmes një zbulimi ka deklaruar se ky operacion është kryer me ligj dhe se personi që ia dhuroi mëlçinë francezit ishte kushëriri i tij.

38-vjeçari luajti vetëm edhe një sezon te Barcelona pas operacionit. Në sezonin 2013 dhe 2014 ai luajti për skuadrat, Monaco dhe Olympiacos.

Tani Abidal është rikthyer sërish në Barcelonë, duke zëvendësuar Roberto Fernandez në rolin e drejtorit sportiv./IndeksOnline/

Akuzë e rëndë për Barcelonën, klubi ia bleu ilegalisht mëlçinë Eric Abidalit?