10:25 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Akuzë e rëndë për Barcelonën, klubi ia bleu ilegalisht mëlçinë Eric Abidalit?

Një telefonat drejtuar Sandro Rosell, ish-president i Barcelonës, i ka lejuar hetuesve një zbulim ekzistencë për blerjen ilegale të një mëlçie për mbrojtësin Eric Abidal në vitin 2012.

Sipas zbulimeve të faqes së lajmeve spanjolle “El Confidencial”, anëtari francez, Abidal, i pensionuar në vitin 2014, do të përfitonte nga “blerja e paligjshme e mëlçisë” në 2012, ndërsa evolucioni i kancerit të tij e detyroi atë t’i nënshtrohej një transplantimi.

Në atë kohë Barcelona e kishte prezantuar donatorin si një kushëri të tij, një burrë me emrin Gerard, transmeton IndeksOnline.

Ky informacion vjen nga përgjimi i telefonave të drejtuar nga drejtësia spanjolle.

Ish-presidentin e klubit e pret tani një burg, derisa ana mbrojtëse vjen me deklaratë.

“Unë nuk di për këto fakte. Është e çuditshme të mendosh që mund ta blesh një mëlçi në mënyrë ilegale dhe ta transplantosh në një spital publik”.

38-vjeçari tani është pensionuar nga futbolli. Ai bëri afro 150 paraqitje me katalunasit. Abidal luajti edhe për klube të mëdha si, Monaco, Lille, Lyon dhe Olympiacos./IndeksOnline/