21:18 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Reagon Abidal, publikon foto që i demanton mediat në Spanjë për “blerjen e paligjshme të mëlçisë” (Foto)

Eric Abidal ka reaguar pas lajmeve kinse klubi i Barcelonës bleu ilegalisht mëlcinë në vitin 2012.

Sipas zbulimeve të faqes së lajmeve spanjolle “El Confidencial”, anëtari francez, Abidal, i pensionuar në vitin 2014, do të përfitonte nga “blerja e paligjshme e mëlçisë” në 2012, ndërsa evolucioni i kancerit të tij e detyroi atë t’i nënshtrohej një transplantimi, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë përmes një postimi në rrjetet sociale ish-mbrojtësi i Barcelonës publikoi një foto që i demanton këto lajme.

“Me publikimin e kësaj fotoje, dua që të kërkoj respekt të madh për kushëririn tim Gerard dhe ta mbroj nderin e tij. Unë publikisht i denoncoj qëndrimet e disa mediave që vazhdojnë të vënë në dyshim ligjshmërinë e një ndërhyrjeje që shpëtoi jetën time. Ndaluni!”, ka shkruar Abidal

38-vjeçari pas operacionit luajti edhe dy sezone, me Barçën, Monakon dhe Olympiakosit./IndeksOnline/

Akuzë e rëndë për Barcelonën, klubi ia bleu ilegalisht mëlçinë Eric Abidalit?