10:03 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Opera në desktop vjen me dizajn të ri dhe portofolin e kriptomonedhave

Krijuesi i shfletuesit Opera foli ditën e sotme për një projekt të ri të quajtur R3. Ky projekt në vetvete është ridizajnim i shfletuesit i cili është i disponueshëm në versionin beta.

Ju mund të provoni dizajnin e ri në versionin e zhvilluesve të Opera. Diferenca më e madhe është se paneli anësor dhe paneli i tabeve kanë të njëjtën ngjyrë.

Butonët e panelit anësor të Opera tashmë duken sikur janë pjesë e shfletuesit dhe jo të shkëputur prej tij.

Uebfaqja, tabi aktiv dhe fusha e adresës janë një element i vetëm. Në cepin e djathtë lartë një buton i ri screenshot do të qëndrojë krahas butonit të bookmark dhe My Flow.

Kompania gjithashtu ka integruar portofolin e kriptomonedhave në versionit mobile edhe në desktop.

Funksionon ngjashëm me WhatsApp në desktop. Opera tregon një kod QR të cilin e skanonin me telefonin tuaj. Çdo gjë ndodh në telefonin tuaj por në ueb shërben si ndërfaqe aksesi.

Versioni Windows i shfletuesit është i ngjashëm me atë sesi Opera duket sot në macOS dhe mund ta shkarkoni në këtë lidhje.