Operacioni policor ‘Ndërmjetësuesi’, arrestohet një person për shitblerjen e substancave narkotike
Njësistët e antidrogës në kuadër të Policisë së Kosovës kanë realizuar një operacion policor ‘Ndërmjetuësuesi’ me ç’rast kanë arrestuar një person për shitblerje të substancave narkotike në Prishtinë.
Zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha për Indeksonline ka thënë se i dyshuari është kapur në flagrancë duke bërë shitjen dhe blerjen e këtyre substancave, shkruan Indeksonline.
“Policia e Kosovës, respektivisht njesitet e antidrogës, me datën 30.05.2018 kanë realizuar operacionin policor “Ndërmjtësuesi” me qe rast është arrestuar një i dyshuar mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke bërë shitblerje të substancave narkotike. Gjatë operacionit policor lidhur me rastin janë gjetur dhe mbi 41 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, tre vetura Golf 5 me targa vendore, një pistoletë e llojit TT prodhim jugosllav me gjashtë fishekë kal.7.62 dhe 6 telefona celular”, ka thënë Hoxha.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/