09:18 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Policia deklarohet për vizitën e Vuçiqit në Skenderaj

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në rrugën Mitrovicë-Skenderaj, në shenjë proteste kundër vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në fshatin Banjë.

Për sigurinë në vend është deklaruar për “Indeksonline” Policia e Kosovës.  Zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha ka treguar se disa qytetarë kanë bllokuar disa rrugë në rajonin e Drenicës.

Më tutje, ai ka shtuar se situata është kryesisht e qetë dhe pa incidente.

“Policia e Kosovës ka informacione për tubime të disa qytetarëve dhe bllokim të rrugës në rajonin e Drenicës, për të protestuar kundër vizitë së presidentit serb në këtë rajon. Situata është e qetë dhe nuk është raportuar ndonjë incident”, ka thënë Hoxha për Indeksonline.

Kujtojmë, se  protestuesit aktualisht kanë djegur goma të veturave dhe drunj, të cilat i kishin vendosur në rrugë.

Ndërkohë, në protestë  ka dalë tani edhe Kryetari i Skenderajit, Bekim Jashari dhe deputeti i Kuvendit, Bekim Haxhiu.

Ndryshe, vizita e  Vuçiqit në fshatin Banjë është paraparë të zhvillohet prej orës 09:15./Indeksonline/