10:16 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Opozita e Serbisë e gatshme për ta rrëzuar Vuçiqin

Skena politike në Serbi më nuk është e njëjtë dhe të gjithë votuesit e opozitës tani mund të shpresojnë se ndryshimet mund të ndodhin,  thanë themeluesit e aleancës së opozitës, Aleanca për Serbinë para ceremonisë konstituive të dielën mbrëma në Beograd.

Në deklaratën e tyre të përbashkët themeluesit e aleancës thanë se nuk u mblodhën vetëm për të hequr qeverinë e udhëhequr nga Presidenti i Serbisë dhe kryetari i Partisë Progresiste Serbe, Aleksander Vuçiq por edhe për të hequr politikën poshtëruese për të gjithë qytetarët serb, transmeton Indeksonline.

“Lufta kundër politikës së varfërisë që po aplikohet nga autoritetet e tanishme, zgjedhjet e lira, mediat e pavarura, investimet në ekonominë vendase, masat për nxitjen e numrit të lindjeve dhe mbështetjen e familjes, kontrollin e origjinës së pronës dhe çështja e Kosovës- nuk ka vend për dallimet tona ideologjike. Kjo jep një shpresë se ndryshimet mund të ndodhin”, thanë zyrtarët e Aleancës për Serbinë në deklaratën e tyre të përbashkët./Indeksonline/