11:22 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Opozita i shkon në takim Veselit

Në takimin e sotëm të thirrur nga i pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit për të diskutuar për çështjen e Rezolutës për dialogun Kosovë-Serbi, po marrin pjesë përfaqësues të pozitës dhe opozitës.

Nga kjo e fundit në takim janë parë duke hyrë Mimoza Kusari e Alternativës, dhe Dardan Sejdiu i PSD-së.

Po ashtu në takim janë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, zv/kryeministri Fatmir Limaj, zv/kryeministri Enver Hoxhaj si dhe i pari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, shkruan Indeksonline./Indeksonline/