13:32 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Opozita kritikon projektligjin për ‘gjykatën’ e AKP-së

Projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ka marrë kritika nga opozita, lidhur me mundësinë që një gjyqtar të vendos për të gjitha lëndët, por gjithashtu edhe me funksionin e saj brenda Gjykatës Supreme.

Korab Sejdiu në emër të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës,Sejdiu tha se po flitet për përfundimin e mandatit të EULEX-it, por ata si deputet nuk e dinë cili është mandati i ri i EULEX-it.Ai tha se Dhoma e posaçme me anë të këtij projektligji vazhdon të mbetet në kuadër të Gjykatës supreme, gjë që gjyqtarët e Apelit dhe Themelores, kanë thënë se nuk duhet të mbetet kjo gjykatë në kuadër të Supremes.Hajdar Beqa në emër të PDK-së, tha se për projektligjin mund të diskutohet në komisione për leximin e dytë, por të mos ndalohet projektligji për shkak se ajo dhomë e pa funksionalizuar.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, pati kritika për ata që e kanë përgatitur projektligjin pasi tha se ka defekte të shumta.Kurse, Frashër Krasniqi nga Partia Social Demokrate, tha se nuk duhet të lejojnë raste ku për shuma shumë të mëdha vendos vetëm një gjyqtari.

Ligji është mbështetur edhe nga AAK. Kurse, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se derisa disa deputet kërkojnë që dhoma të kalojë në Gjykatën Themelore dhe lëndët mos të shqyrtohen vetëm nga një gjyqtar, nuk po e din që në Themelore të gjitha lëndët shqyrtohen vetëm nga një gjyqtar.

Ndërsa, Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, tha se i tha duhet të dëgjohen propozimet e opozitës, pasi në të kundërtën nuk mund të kalojë.

Seanca ka shkuar në pauzë deri në orën 14:30.