18:41 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Opozita zgjeron hartën e bllokimit të rrugëve

Zgjerohet harta e bllokimit të rrugëve nga opozita shqiptare për ditën e enjte.

Në orën 18.00, opozita i ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen përshkallëzimit të protestës për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, si personi përgjegjës, sipas saj, për bashkëpunimin me krimin në blerjen e votës.

Ndryshe nga e enjtja e kaluar, bllokimi do të shtrihet në të 12 qarqet e vendit. Gjithashtu, protesta nuk do të zgjasë më 1 orë, por do të vazhdojë për 2 orë.

  1. Qarku Kukës – Ura e Drinit në hyrje të Rrugës së Kombit.
  2. Qarku Shkodër- Rruga Shkodër-Koplik
  3. Qarku Lezhë – Mbikalimi Milot
  4. Qarku Dibër- Ura në kryqëzimin Burrel – Rrëshen- Klos.
  5. Qarku Durrës- Plepa, në hyrje të Autostradës
  6. Qarku Tiranë- Sheshi Shqiponja
  7. Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh
  8. Qarku Korçë – Hyrja, rruga nacionale e Korçës.
  9. Qarku Gjirokastër- kryqëzimi i Rrugës Përmet-Tepelene – Gjirokastër .
  10. Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.
  11. Qarku Berat në Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore.
  12. Qarku Vlorë- Hyrja e superstradës Vlorë- Levan.