Orari i ndeshjeve kualifikuese të Kombëtares U21
Kombëtarja U21 ka mësuar edhe orarin e ndeshjeve për ciklin kualifikues të Kampionatit Evropian 2021.
Dardanët e rinj do ta nisin fushatën e re me 6 qershor të vitit të ardhshëm me ndeshjen kundër Andorrës si mysafirë dhe pikërisht kundër kësaj kombëtareje edhe do ta mbyllin ciklin kualifikues më 13 tetor të vitit 2020.
Ndërkohë,ndeshjen e parë në shtëpi do ta luajnë kundër Turqisë, më 11 qershor, derisa duelin e parë me Anglinë do ta luajnë më 9 shtator si mysafirë, derisa në muajin tetor të vitit të ardhshëm do të jenë mysafirë të Shqipërisë.
Në ciklin e parë kualifikues Kombëtarja U21 pati paraqitje të shkëlqyeshme, duke arkëtuar 12 pikë dhe duke qenë rival i denjë me ekipe si Gjermania, Irlanda, Norvegjia e Izraeli.