12:05 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Orari i ri i ndeshjeve të Premierligës, pesë termine kohore

Premierliga Angleze ka gati planin për rikthim. Liga më e fortë në botë do të rikthehet në pesë termine të reja.

Ndeshjet e para do të luhen nga ora 12:00 e ditës, më pas do të luhen nga ora 14:00, 16:00. 18:00 dhe 20:00.

Poashtu, ditëve të vikendit do të bëhet shpërndarje e barabartë e transmetimit të ndeshjeve.

Të shtunën dhe të dielën pritet të luhet nga pesë ndeshje.

Ky orar është bërë që të iu mundësohet shikuesve të përcjellin shumicën e 92 ndeshjeve të mbetura.

Sky dhe BT Sport kanë të drejtat e drejta për 47 ndeshje ndërsa 45 ndeshjet tjera do të ndahen mes TT, Amazon e BBC.

Premierleague do të fillojë më 12 qershor ose 19 qershor, vendim i cili do të definohet në fundin e kësaj jave./Indeksonline/