07:16 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Orban rizgjedhet për herë të tretë kryeministër i Hungarisë

Kryeministri djathtist, Victor Orban sipas rezulateve ka fituar bindshëm në zgjedhjet e përgjithshme në Hungari.

Partia nacionaliste e tij, Fidesz ka marrë më shumë se 74.6% të votave të numëruara deri tani.

Sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare Zgjedhore, dalja në zgjedhje ka qenë shumë e lartë, duke tejkaluar daljen në zgjedhjet e vitit 2014.

Pasi ka votuar në Budapest, 51-vjeçari Orban ka thënë se votimet në këto zgjedhje janë “për të ardhmen e Hungarisë” dhe ka ripërsëritur qëndrimin e tij se ai do të punojë për interesat e shtetit.

Orban, që ka qenë kryeministër prej 1998 deri më 2002, ka bërë fushatë kundër migrantëve dhe ka thënë se në këto votime hungarezët do të vendosin që të rimarrin shtetin e tyre.