13:05 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Parlamenti Evropian thirrje Hungarisë për ekstradimin e Gruevskit

Deputetët evropianë kanë votuar një raport duke i bërë thirrje Hungarisë për ekstradimin e ish kryeministrit, Nikola Gruevski.

Ekstradimi i tij kërkohet të bëhet në Shkup, në mënyrë që të ndihmojë në ruajtjen e paqes në Evropë.

Votimi i raportit u bë sot në mbledhjen e Parlamentit Evropian në të cilën u diskutua edhe për të ardhmen e vendeve të Ballkanit drejt Bashkimit Evropian./Indeksonline/