21:26 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Orët e fundit kritike për Aro Muric, gazetari britanik shkruan për të

Gazetari i Daily Mail ka shkruar në lidhje me ‘gardianin’ e portës kosovare, Aro Muric pasi që atij i ka kaluar afati i huazimit te klubi i deri tanishëm, Nottingham Forest.

Jack Gaughan ka treguar që Muric e ka përfunduar kohën e tij si i huazuar te Forest dhe pritet të shihet nëse do të gjejë ndonjë klub para mbylljes.

Po ashtu sipas këtij gazetari është keq që Muric nuk ka arritur ta tregoj veten me këtë skuadër.

Tani që kan mbetur vetëm edhe disa orë para mbylljes së afatit të transferimeve, e ardhmja e Aros ka mbetet ende e pasigurt, nëse nuk arrinë transferimin te ndonjë klub tjetër ai do të kthehet prap te Manchester City./Indeksonline/.