14:58 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, thonë se dikush po i përcjell e po i vëzhgon përfaqësuesit e tyre

Organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së ka reaguar në lidhje me përcjelljet, vëzhgimet siç kanë thënë ata që po iu bëhet përfaqësuesve të Organizatave të Luftës së UÇK-së, nga individ të panjohur.

Për luftën e pastër që ka zhvilluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës tashmë dihet, ndërsa kanë kërkuar që të mos përcillen.

“Ne asnjëherë nuk jemi fshehur, dhe as tash nuk do të fshihemi, janë të tjerë ata që duhet të fshihen sepse një ditë do t’i mallkoj historia. Ne kemi dalur faqebardh në luftë, jemi faqebardhë në paqe, e ato çfarë duhet i kemi deklaruar. Ne,do të qendrojmë të pa lekundur në kauzen tonë për të zbardhur të vërtetën për luftën e UÇK-së.Prandaj mos na percjellni”, thuhet në reagim. /IndeksOnline/