75 Mall Live Search
14:39 / E Diele, 10 Korrik 2022 / Gj. Sh

Organizohet “Turneu i Veres” në Prishtinë

Më 12 korrik duke filluar nga ora 18:00, do të fillojë “Turneu i Verës”, në futboll të vogël, i cili do të mbahet në sheshin Skenderbeu në Prishtinë, raporton Indeksonline.

Në këtë turne do të marrin pjesë 16 ekipe seniore te përbera me lojtar cilësor nga futbolli dhe futsalli.

Po ashtu do të marrin pjesë 8 ekipe të gjeneratave U11 dhe U13.

Te ftuar në këtë turne janë edhe femijët nga Down Syndrome Kosova.

Po ashtu një ndeshje reviale do të zhvillohet ndërmjet ekipit të Komunës së Prishtines dhe Komitetit Olimpik.

Turneu është i përkrahur nga Komuna e Prishtines dhe Ministria Kultures, Rinis dhe Sportit.

Turneu fillon me 12 Korrik nga ora 18:00 dhe përfundon me natën finale me 15 Korrik.

Kjo është hera e pestë që organiziohet “Turneu i Verës”./Indeksonline.