23:28 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Organizohet turneu memorial “Fadil Vokrri”

I përkrahur nga Ministria e Sportit, Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit të Kosovës eksulzivisht zhvillohet edicioni i parë i turneut të futsallit për ta nderuar veprën dhe kontributin e Presidentit historik të futbollit z.Fadil Vokrri.

Turneu përmbledh në vete gjenerata të ndryshme duke dhënë mesazhin e z.Vokrri i cili ishte i afërt dhe respektonte të gjithë pa dallim moshe. Turneu do të hapet nga bashkëlojtarët e dikurshëm të tij ku luajti tek KF Prishtina dhe KF Llapi, po ashtu fëmijet e shkollave të futbollit do ta nderojnë personin i cili ja u hapi shpresën dhe u a realizoj ëndrrën, kurse ekipet garuse do të jetë ajka e lojtarëve të cilët do të tregojnë talentin e tyre dhe në fund dy skuadra të përbëra nga ish-sportist, aktor, këngëtar, politikan do të përballën mes vete gjithmonë nën moton “ Faleminderit Legjend “.