15:36 / E Diele, 25 Shtator 2022 / Gj. Sh

Organizohet Turneu Memorial i Karatesë “XHEVAT MAKOLLI”

Federata e Karatesë e Kosovës ka organizuar turneun memorial “XHEVAT MAKOLLI” në nder të veprës së tij.

Turneu është mbajtur ditën e diel me 25 shtator në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Në këtë turne kanë marrë pjesë shumë garues në kategori të ndryshme.

Përveç garuesve nga Kosova, nuk munguan as garuesit nga Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi./IndeksOnline/