11:04 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Orlando në aksion, ia përmend vizat ambasadorit të ri gjerman në Prishtinë

Sot në Prishtinë ka mbërritur ambasadori i ri i Gjermanisë, Jorn Rohde, i cili në këtë pozitë do të zëvendësojë Christian Heldtin.

Atij mirëseardhje i ka uruar menjëherë ambasadori italian, Nicola Orlando.


Orlando nuk ka pritur shumë dhe ka qenë shumë i drejtpërdrejtë me ambasadorin e ri gjerman, duke ia rikujtuar menjëherë punën e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“ I dashur koleg, mirësevjen në Kosovë. Mezi pres që të punojë përsëafërmi me ju, për të ripërtërirë raportet e shkëlqyera që kemi ndërtuar me Christian Heldtin. Si partnerët më të mëdhenj ekonomik dhe të sigurisë, BE ka shumë punë për të bërë në mbështetjen e Kosovës në rrugën Euro-Atlantike, duke filluar me liberalizimin e vizave”, ka shkruar Orlando.