Ortiz e kërcënon rëndë Wilderin
Kobanezi Luis Ortiz, i pamposhtur në ring (28 fitore, 24 me KO dhe 2 ndeshje pa rezultat) ka deklaruar sot se nuk ka aspak frikë nga përballja me kampionin e botës në peshat e rënda, amerikanin Deontay Wilder, duel që do të zhvillohet më 3 mars, në Nju Jork.
Të dy boksierët janë të pamposhtur në ring, ndaj pritet një përballje interesante edhe pse amerikani, 39 fitore (38 me KO) shihet si favorit.
Por kjo gjë nuk e tremb aspak 38-vjeçarin Luis Ortiz, që shprehet se do të jetë gati më 3 mars dhe se do t’i shkaktojë Wilderit humbjen e parë, pavarësisht moshës.
“Ka për të qenë një duel i vërtetë. Kjo sfidë ka për të qenë problemi më i madh në jetë për Wilder dhe jo koha kur u kap me marijuanë në makinë. Unë kam për t’ia rrjepur lëkurën”, tha Ortiz.
“Unë di vetëm që do të realizoj ëndrrën time, të jem kampion bote. Jam fokusuar keq tek ky duel, po stërvitem dyfish, dieta ime është e përkryer dhe nuk ka asnjë shans që unë ta humbas këtë përballje”, u shpreh kubanezi Luis Ortiz.