09:00 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Wilder paralajmëron Joshuan: Unë jam njeriu më i keq në planet (Video)

Kampioni i peshave të rënda, Deontay Wilder shënoi një tjetër fitore duke mposhtur me nokaut Luis Ortizin.

Boksierit amerikan kësaj radhe iu dashtën 10’të raunde për ta nokautuar kundërshtarin, Ortiz të cilit ia shkaktoi humbjen e parë në karrierë, shkruan IndeksOnline.

Pas meçit Wilder thotë se është njeriu më i keq në botë, duke paralajmëruar Joshuan për një duel historik.

“Unë jam gati, kam thënë gjithmonë se unë dua të luftojë, jam i gatshëm sa herë që ata janë. Unë jam njeriu më i keq në planet dhe kam dëshmuar këtë edhe sonte. Mua nuk më interesojnë parat, kush është më i pasuri, kush po fiton para – unë dua të jem më i fuqishmi dhe t’i tregoj botës kush është kampioni, prandaj luftoj me këtë fuqi që kam”, ka thënë Wilder pas meçit.

Me këtë fitore, boksieri i lindur në Alabama të Amerikës, tani qon numrin në 40 luftëra, 40 fitore, 39 me nokaut (KO)./IndeksOnline/