08:05 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

S’ka boksier më të egër, Wilder nokauton kundërshtarin (Video)

Deontay Wilder ka vazhduar me fitore. Boksieri amerikan nokautoi Luis Ortizin në raundin e 10’të, duke i treguar botës psë është kampioni i peshave të rënda.

Një meç tejet interesant i zhvilluar në Barclays Center, Brooklyn, por Wilder tregoi edhe njëherë tjetër se është një prej boksierëve më të egër në tregun e sotshëm, shkruan IndeksOnline.

Raundet e parë ishin pak më të qetë, por ato të fundit ishin katastrofal për Ortizin, i cili shpresoi shumë ta qonte meçin deri në raundin e 12’të.

Tani, Wilder ka 40 fitore në 40 luftëra – 39 me KO. Kurse Ortiz pëson humbjen e parë, në 31 meçe (28 fitore, 24 me KO dhe një humbje)./IndeksOnline/