09:47 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Osmani: E pamundur, t’i tejkalojë Kosova problemet pa miqtë e aleatët

Zyra e Koordinatorit për Zhvillim të Kombeve te Bashkuara në bashkëpunim me Kryesinë e Kuvendit kanë rithemeluar Këshillin SDG në Kuvendin e Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se është e pamundur që vendi t’i tejkalojë problemet pa bashkëpunimin e aleatëve dhe miqtë e Kosovës.

Osmani tutje ka thënë se është e rëndësishme rithemelimi i këshillit të SDG në Kuvendin e Kosovës.

“Të gjithë duam barazi gjinore, ujë dhe rrymë 24 orë dhe një jetë më të mirë pa dallim e të gjitha këto i ngërthen në vete agjenda e vitit  2030. Në Kuvendin e Kosovës e kemi kuptuar rëndësinë e kësaj agjendë prandaj e kemi miratuar rezolutën e objektivave për qëndrim të qëndrueshëm. Sot në këtë kohë kur po ballafaqoheni me pandeminë dhe e kemi të qartë më shumë se kurrë avancim e agjendës dhe duke garantuar një përfshirje të gjitha palëve ne kemi vendosur që në këtë ditë të flasim akoma më zëshëm”.

“Sot kur problemet i kemi të përbashkëta është e pamundur të përballemi me to pa bashkëpunim me partneritet dhe aleanca. Ne nuk mund të lejojmë që koncepti i zhvillimit të vendit tonë të jetë një qasje klasike”, ka thënë Osmani.