12:52 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Osmani – Hotit: Presidenti e propozon gjendjen e jashtëzakonshme, jo ti!

Po vazhdon debati parlamentar në Kuvendin e Kosvës, ku aktualisht po flitet për menaxhimin e Qeverisë me virusin COVID-19.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti tha se Qeveria do të marrë masat e nevojshme për pandeminë dhe nëse është e nevojshme do të shpallet edhe gjendja e jashtëzakonshme.

“Ligji për pandeminë nuk e zgjidh problemin, e vetmja zgjidhje nëse duhet të shkohet në ekstreme, është gjendja e jashtëzakonshme, MSH-ja është e detyruar që në baza ditore të sjellë raport.

Kemi kufizuar veprimtarinë e bizneseve, ku besohet që aty është burimi i virusit, nuk do të hezitojmë të ndëmarrin hapa dhe marrim masa për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.”

I menjëhershëm ishte reagimi i kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila u shpreh se gjendjen e jashtëzakonshme e propozon dhe vetëm presidenti, dhe se në Kuvend kalon vetëm një propozim i presidentit lidhur me këtë gjendje dhe jo i kryeministrit.

Ajo e këshillon Hotin që t’i dijë kompetencat e tij.

“Propozimin lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme nuk ka të drejtë ta japë kryeministri, por vetëm presidenti, të jeni të qartë lidhur me kompetemcat që i keni”.