22:39 / E Martë, 11 Maj 2021 / OSH

Osmani: I përgëzojmë të devotshmit që përgjatë këtyre ditëve agjëruan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se iftari është një darkë përbashkuese, në të cilën ka vend për të gjithë, shkruan IndeksOnline.

Ajo tha se bashkë me bashkëbortin, Prindonin, si dhe me krerët e institucioneve, Kryetarin Konjufca dhe Kryeministrin Kurti, pritën në iftar krerët e Bashkësisë Islame.

Osmani tha se i përgëzojnë të devotshmit që përgjatë këtyre ditëve patën kurajë ta dëshmojnë sakrificën dhe solidaritetin e tyre.

“Iftari është një darkë përbashkuese, në të cilën ka vend për të gjithë. Sonte bashkë me Prindonin, si dhe me krerët e institucioneve, Kryetarin Konjufca dhe Kryeministrin Kurti, pritëm në iftar krerët e Bashkësisë Islame me besimin e fuqishëm se feja në kontekstin tonë është harmoni, bashkëjetesë, solidaritet, besim dhe vullnet për të mirë.

I përgëzojmë të devotshmit që përgjatë këtyre ditëve patën kurajë ta dëshmojnë sakrificën dhe solidaritetin e tyre, dy vlera njerëzore që na shquajnë ndër breza. Nesër do të përmbyllet cikli i agjërimit, teksa një ditë më pas do ta urojmë njëri-tjetrin në kremten e Bajramit, me dëshirat më të mira për fat e mbarësi!

Me shpresën që Zoti të pranojë lutjet e të gjithë atyre që agjëruan në këtë muaj të shenjtë, uroj që ndjenja e solidaritetit me të gjithë qytetarët tanë të mbizotërojë përgjatë gjithë vitit”, tha ajo./IndeksOnline/