12:43 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / indeksADMonline

Osmani: Kemi ftuar Inspektoratin t’i gjobisë personat, që pinë duhan në hapësirat e Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se ka parë deputetë duke pirë duhan në hapësirat e mbyllura të këtij institucioni.

Ajo ka ftuar administratën që t’i identifikojë të gjithë ligjvënësit që ndezin cigare brenda.

“Kemi ftuar Inspektoratin që ta përcjellë Kuvendin dhe të ndëshkojë ata persona që pinë duhan, sipas shumave të parapara me ligj. Ministria e Shëndetësisë ka propozuar që ta kemi një komision të brendshëm që i evidenton këto shkelje. Administrata po evidenton deputetët që po shkelin ligjin dhe listat do t’i dërgojë në Ministri të Shëndetësisë dhe në Inspektorat”, tha Osmani.