75 Mall Live Search
13:58 / E Diele, 14 Prill 2024 / Gj. Sh

Osmani: Kosova i bashkohet aleatëve për të dënuar sulmin e Iranit

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, mbrëmjen e së shtunës.

Ajo ka theksuar se Kosova i bashkohet aleatëve në mbarë botën për të dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit.

‘’Kosova i bashkohet aleatëve në mbarë botën për të dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit. Ky përshkallëzim i madh po çon në paqëndrueshmëri të paprecedentë në rajon dhe më gjerë, me jetë të pafajshme që mbajnë peshën e saj shkatërruese. Përpjekjet për paqe duhet të mbizotërojnë.’’ ka shkruar Osmani në platformën X. /IndeksOnline/