18:49 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Osmani: Kosovarët po ndalohet hyrja në Luginë, Thaçi po e lejon Vuçiqin në Kosovë

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar kundër Presidentit të Kosovës,, Hashim Thaçi duke thënë se tashmë po i kujtohet se ekziston lugina e Preshevës.

Ajo përmes këtij postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka deklaruara se Kosova duhej ta refuzonte vizitën e Vuçiqit në Kosovë, pasi që kosovarëve që punojnë në Institucionet e Kosovës nuk po iu lejohet një gjë e tillë.

Më poshtë gjeni postimin  plotë të saj:

MPJ refuzon kërkesën e Vucicit për të vizituar liqenin e Ujmanit.

Thaçi refuzon MPJ-në dhe thote se mikut të tij Aleksandrit, itinerari do t’i miratohet ashtu siç e ka kërkuar (perfshirë Ujmanin).

Në fakt, vizita e Vucicit në Kosovë do duhej refuzuar në tërësi. Më thuani cili Kryeministër apo President i Kosovës deri sot është lejuar të vizitojë Luginën e Preshevës (për të cilen tek tani Thaçit po i bjen ndërmend se ekziston)?

Vetëm gjatë muajve të fundit, vizitat në Luginë të Preshevës (edhe kur kanë qenë vizita familjare) i janë refuzuar deputetëve, pjesëtarëve të FSK-së, akademikëve, policëve, e deri edhe zyrtarëve më të ulët të institucioneve të Kosovës, vetëm e vetëm pse punojnë për këto institucione. Në këto rrethana, Kosova, ashtu siç ka paralajmëruar me qindra herë deri tani, do të duhej të aplikonte RECIPROCITET, e të refuzonte jo vetëm Vucicin, por të gjithë zyrtarët e tjerë serb.

Temat: