12:06 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Osmani: Nga viti 2016, në Kosovë, kanë hyrë miliona euro produkte mjekësore nga Serbia

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për donacionin e testeve për Covid-19 të ardhur nga Serbia kohë më parë. Osmani ka deklaruar se zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë ka marrë një shkresë ku sipas saj jepeshin detaje sa i përket ardhjes së donacioneve nga Serbia që nga viti 2016.

Sipas Osmanit, letra të cilën ajo e ka lexua,r tregon për miliona euro donacione që Kosova ka marë nga shteti serb. Ajo ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës të kërkojnë llogari.

“Më lejoni t’ju njoftoj se jam njoftuar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë sa i përket donacioneve nga Serbia. Letra thotë se që nga vitit 2016, MSH-ja ka pranuar si donacion nga shteti serb dhjetëra- miliona euro vlerë në formë të barnave, pajisjeve mjekësore dhe materialit mjekësor. Do të ishte mirë që si deputetë të Kuvendit tqë Kosovës të pyesim se përse janë mbajtur fshehtë këto donacione dhjetëra milionëshe, që kanë ardhur në Kosovë nga Republika e Serbisë”, ka deklaruar Osmani.