10:47 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Osmani: Serbia është duke lobuar shumë për tërheqjen e njohjeve të shtetësisë së Kosovës

Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani ka thënë se shteti serb është duke shfrytëzuar lobin e saj për tërheqjen e njohjeve të Kosovës nga shtete të ndryshme, ndërsa ka tutje ka theksuar se MPJ, ka probleme me financat kur është fjala te lotimi për njohjes e shtetësisë, raporton Indeksonline.

“Serbia po e shfrytëzon lobimin sa i përket tërheqjeve të njohjeve të Kosovës. Ne si Komisioni iu kemi kontaktuar rreth buxhetit të Ministrisë së Jashtme, mirëpo nuk kemi marrë përgjigje nga ju. Në qershor do të marrim përsipër lidhur me rritjen e buxhetit që Kosova së paku këtë problem mos ta ketë. Komisioni jonë ka ofruar bashkëpunim me MPJ. Synimi ynë është që Kosova të dal mirë. Ne ju kemi ofruar përkrahje dhe ndihmë në sfidat që Kosova ka në politikën e jashtme”, ka thënë Osmani në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme. /Indeksonline/

Temat: