Osmani: Serbia po qëndron me Rusinë, Kosova të pranohet në NATO
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po vlerëson se Serbia është rreshtuar krahas Rusisë, në pushtimin e Ukrainës.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani thotë se Serbia nuk është neutrale, raporton Indeksonline.
“Serbia NUK është neutrale. Serbia po qëndron me Rusinë”, ka shkruar Osmani.
Tutje, Osmani ka thënë se shtetet demokratike, përfshirë Kosovën, po qëndrojnë me Ukrainën.
Njëherësh ajo ka bërë thirrje që Kosova të anëtarësohet në NATO./Indeksonline/
Serbia is NOT neutral.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 28, 2022
Serbia stands with Russia.
Democracies, including Kosovo, #StandwithUkraine. #KosovoinNATO https://t.co/uV4PmIiUrg