22:20 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / S Z

Osmani: Ta bëjmë Kosovën strehë të sigurt për të gjithë, pa dallim

Kryetarja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanni-Sadriu, e cila mori pjesë në një aktivitet kulturor të organizuar nga “Gratë artiste për komunitetin”, foli për komunitetin e grave, të cilat janë të trafikuara.

Kryetarja e vendit, duke folur në një fjalë rasti për trafikimin qenieve njerëzore, theksoi se sipas të dhënave statistikore në Kosovë rreth 86% e viktimave të trafikimit janë gra dhe vajza, ndërkohë që më shumë se 2/3 janë nën moshën 18 vjeçare.

“Këto shifra duhet të na alarmojnë, por mbi të gjitha duhet të na mobilizojnë të gjithëve në një front të përbashkët për një mjedis ku secila grua, secila vajzë e secili fëmijë të ndjehen të lirë, tha presidentja Osmani”, theksoi kryetarja Osmani.

“Ne duhet ta bëjmë Kosovën strehë të sigurt për të gjithë dhe pa dallim”, deklaroi më tej ajo.

Më tej, presidentja Osmani  bëri thirrje që përgjegjësinë ndaj këtij komuniteti ta kthejmë në veprim për ta luftuar trafikimin me qenie njerëzore, me synimin që t’u ofrojmë mbështetjen dhe mbrojtjen adekuate këtyre viktimave.

Presidentja Osmani-Sadriu, duke përshëndetur këtë aktivitet kulturor e sensibilizues, theksoi se është në kohën e duhur dhe tejet e çmuar, teksa shtoi se për aktivitetet të tilla bamirësie asnjëherë nuk është vonë.