15:21 / E Premte, 07 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Osmani takohet me kryeministrin e Greqisë, flasin për avancimin e Kosovës në rrugën euroatlantike

Presidentja Vjosa Osmani në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Evropian në Pragë, ka takuar kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Në takim me kryeministrin Mitsotakis, Osmani ka theksuar nevojën e përfundimit sa më parë të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe nevojën për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Osmani ka përsëritur përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me Greqinë në çështjet me interes të ndërsjellë.