10:44 / E Premte, 15 Korrik 2022 / B O

Osmani takon ministrin e Jashtëm polak, kryesuesin aktual të BE-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht Kryesues i Radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau.

Osmani e ka njoftuar Raun për zhvillimet e fundit duke thënë se vendi ka shënuar prograr në forcimin e sundimit të ligjit.

“Kosova është e përkushtuar që të kontribuojë në mënyrë aktive për një Evropë më të bashkuar, më paqësore dhe më demokratike.
Në takim me ministrin e Jashtëm të Polonisë, Zbignieë Rau, i cili po viziton Kosovën edhe si kryesues aktual i OSBE-së, diskutuam për rolin e OSBE-së në mbështetjen e institucioneve të Republikës përgjatë dy dekadave të fundit, si dhe për zhvillimet e fundit të sigurisë në rajon dhe më gjerë.
Kosova ka shënuar progres të vazhdueshëm në forcimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, prandaj presim përkrahje në rrugëtimin tonë euro-atlantik nga shtetet që ndajnë vlera të njëjta” shkruan Osmani në njoftim./Indeksonline/