17:48 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Osmani takon senatorin Sonego, vlerësohet e dëmshme iniciativa për zhbërjen e Speciales

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Vjosa Osmani, ka takuar sot, senatorin italian, Ludovico Sonego.

Gjatë takimit, u vlerësua e dëmshme iniciativa parlamentare për shfuqizimin e dhomave të posaçme të Gjykatës Speciale.

Osmani, pasi e falënderoi Senatorin për vizitën, e njoftoi atë për aspekte nga fushëveprimtaria e Komisionit, me theks të veçantë për angazhimet që ndërlidhen me diplomacinë parlamentare.

Me këtë rast, bashkëbiseduesit u angazhuan për fuqizimin e raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Italisë, ndërkaq, rëndësi e veçantë gjatë këtij takimi, i është kushtuar iniciativës parlamentare për shfuqizimin e dhomave të posaçme të Gjykatës Speciale.

Lidhur me këtë, kryetarja e komisionit Osmani dhe Senatori Sonego vlerësuan se, kjo iniciativë është e dëmshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj evropiane.

Temat: