10:18 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Osmani, vazhdon takimet me zyrtarë të lartë të Gjermanisë

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, tash e sa kohë është duke zhvilluar takime të shumta me zyrtarë gjermanë, shkruan Indeksonline.

Ajo ka bërë të ditur emrat e zyrtarëve që është konsultuar me deputetë të Bundestagut dhe përfaqësues të shumtë.

“Konsultime e takime të vazhdueshme këto ditë në Berlin, me deputetë të Bundestag-ut, përfaqësues të CDU, me përfaqesues te Kancelarisë e MPJ-së gjermane dhe përfaqësues të shoqerise civile. Diskutime të frytshme me deputetët Peter Beyer, Christian Schmidt, Volkmar Klein e Karl Lammers; me zyrtarët e zyrës së Kancelares, Matthias Luttenberg e Alexander Jung; me Sekretarin për Marrëdhenie me Jashtë të CDU-së, Bertil Ëegner dhe Këshilltarin për Marredhenie me jashtë të CDU/CSU, Hans Joachim Falenski”, ka shkruar ajo./IndeksOnline/