22:51 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

OVL e UÇK-së: Ata që dëmtuan bustin e heroit Shkelzen Haradinaj, të marrin dënimin e merituar

Mbrëmë nga persona të pandërgjegjshëm në qytetin e Pejës, është dëmtuar busti i heroit të kombit, Shkëlzen Haradinaj.

Lidhur me këtë kanë reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës.

Ata kanë dërguar këtë akt vandal, duke e cilësuar si një akt të pahijshëm i cili dëmton vlerat e atyre që u flijuan për Kosovën.

OVL e UÇK-së, kanë kërkuar nga institucionet e vendit të hetojnë rastin në fjalë dhe personat që bënë këtë akt, të marrin dënimin e merituar.

/Indeksonline/