16:14 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

OVL-UÇK ka disa kërkesa për institucionet e vendit

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së  ka mbajtur sot një mbledhje në të cilën kanë shpalosur 6 kërkesa në drejtim të institucioneve të vendit.

Ndër të tjerash nga OVL-UÇK është kërkuar mos-krijimi i Asociacioni për komunat me shumicë serbe dhe që të mos diskutohet mundësia  ndryshimit të kufijve, transmeton Indeksonline.

Kjo është komunikata e plotë me kërkesa të OVL-UÇK-së:

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur sot me 22 gusht 2018, përveç tjerash diskutoj edhe këto çështje, me të cilat i drejtohet opinionit publik:

– Kërkojmë nga Institucionet e Republikës së Kosovës që Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, të mos e bëjnë kurrsesi me kompetenca ekzekutive;

– Kërkojmë nga Institucionet e Kosovës konkretisht ekipi negociues me Serbinë, që të mos i negocioj kufijtë e Kosovës që janë njohur edhe ndërkombëtarisht, kufij të fituar me luftë dhe gjakun e dëshmorëve;

– Kërkojmë që të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore të jenë të barabarta me të drejtat e serbëve të Kosovës, pra të kërkohet reciprocitet në të drejta;

– I bëjmë thirrje spektrit politik të Kosovës që të jenë unik për sa i përket marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi;

– Sa i përket çështjes së listave të veteranëve, OVL UÇK e ka inicuar dhe ka ftuar Prokurorinë e shtetit që të hetoj listat dhe kërkojmë nga Instucionet e drejtësisë që kësaj çështje t’i shkojnë deri në fund;

– I kundërshtojmë ashpër tendencat e denigrimit të luftës së UÇK-së dhe figurave tona të luftës e posaqërisht Kryekomandantit tonë Adem Jashari, dhe kërkojmë nga Prokuroria që të hetoj njerëzit si Nexhmedin Spahiu, për shpifjet dhe falsifikimet që i bën. Për shpifje të këtij niveli, Ne si OVL UÇK do të ngrisim padi.

Prishtinë, më                                                                               Kryesia e OVL të UÇK-së

 

22 gusht 2018                                                                                  Hysni Gucati, Kryetar

 

 

Temat: